Tre futbollistë të Lazios dhe Dzeko i Romës infektohen me Covid-19

07 nëntor 2020 | 09:16

Covid-19 “pushton” skuadrën e Lazios. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” 3 futbollistë të bardhekalërve kanë dalë pozitiv në tamponët e rinj të krye në Campus Biomedico në Romë gjatë mëngjesit të sotëm.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por ata do të mungojnë me siguri në ndeshjen kundër Juventusit që do të luhet të dielën në orën 12:30.

Pandemia ka përfshirë edhe Romën, teksa së fundmi edhe Edin dreko ka dalë pozitiv. Boshnjaku do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Genoas si dhe do të humbasë grumbullimin me kombëtaren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja të…