Tre gjeneralë në një tavolinë
05 mars 2019
| 13:53
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka zgjedhur që 5 marsin ta kalojë pikërisht me dy bashkëluftëtarët e tij sot kur shënohet përvjetori i Epopesë së UÇK-së dhe rënia historike e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.
“Me dy Gjeneralët e luftës dhe të paqes. Respekt për ketë ditë të veçantë të kombit tonë!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Daut Haradinaj.
/Epoka e re/