Tre hapat që duhet të ndërmerren për të ruajtur baterinë në iPhone
28 prill 2018
| 22:15
iPhone është një ndër telefonat më të mirë në treg, por megjithatë të gjithë përdoruesit e tyre e dinë se nuk janë edhe aq të mirë kur bëhet fjala për ruajtjen e baterisë.
Më poshtë lexoni tri ide si mund ta ruani baterinë për një kohë më të gjatë:
Ndalni internetin – Kur nuk jeni duke e përdorur telefonin ndalni Wi-Fi që mos të ndizet drita kur ju vijnë njoftime apo mesazhe.
Përdorni “Airplane mode” – Kjo mundësi është e mirë për t’u përdorur kohë pas kohe dhe ndihmon shumë në zgjatjen e baterisë suaj, transmeton KP.
Zvogëloni minutat e “Auto lock” – Ky veprim është i mirëseardhur edhe për sigurinë e telefonit tuaj, përveç për ruajtjen e konsiderueshme të baterisë.