Tre jave pas emërimit Majlinda Belegu ia morri Universitetit “Haxhi Zeka” 8 mijë euro me pajtim gjyqësor
Në vitin 2014 Majlinda Belegu kishte paditur Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, për shkak të shkëputjes së kontratës së punës në këtë Universitet.
Përmes procedurave të rregullta gjyqësore ajo kishte tentuar të marrë kompensim për dëmin që iu është shkaktuar sipas padisë që ajo ka bërë në Gjykatë.
Por, një gjë të tillë ajo nuk e ka arritur deri kur me vendim të ministrisë së Arsimit ajo ishte emëruar kryesuese e Këshillit Drejtues në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë me vendim të ministres së arsimit Arbërie Nagavci.
Sipas dokumenteve të siguruara shihet se me Majlinda Belegu në pozitën e kryesueses së Universitetit “Haxhi Zeka” është emëruar më 19.05.2021, e ku sipas dëshmive të siguruara rreth 3 jave më vonë respektivisht 8 qershor të vitit 2021 ajo ka arritur një pajtim Gjyqësor me Universitetin për ta kompensuar atë.
Në procesverbalin e shqyrtimit kryesor thuhet se i autorizuari i paditës deklaron se në bashkëbisedim me vetë paditësen janë pajtuar që kamata të mos llogaritet nga data 01.10.2015 si është precizuar në parashtresën e datës 29.04.2021, por të behet lëshim në këtë drejtim dhe të merret varianti i dytë sipas propozimit te të paditurës dhe kamata të llogaritet nga data 31.08.2018 si kamata vjetore prej 8 % nga kjo datë deri në pagesën definitive si dhe të shpenzimeve të procedurës kontestimore në lartësi prej 930,50 euro.
Më tutje aty thuhet se detyrohet e paditura “Haxhi Zeka” që paditës Majlinda Belegu nga Peja në emër të kompensimit të pagës neto mujore për periudhën 01.11.2014 deri më 30.09.2015 t’ia paguaj shumën prej 7,962 euro me kamatë vjetore prej 8 % duke filluar nga 31.08.2022 e deri në pagesën definitive.
Gjithashtu, Universiteti asaj obligohet të ia paguaj edhe tatimet si dhe fondet pensionale, si dhe shpenzimet e procedurës gjyqësore.