Tre kandidatë për ta zëvendësuar Liz Truss
Me garën e lidershipit konservator që po zhvillohet tani, deputetët tani po përpiqen të rreshtohen në anën e kandidatit për kryeministër britanik pas dorëheqjes së Liz Truss.
Nevojitet një minimum prej 100 mbështetësish për të kaluar në raundin tjetër – që do të thotë se maksimumi tre vende janë për t’u rrëmbyer.
Rishi Sunak, Penny Mordaunt dhe Boris Johnson po dalin si kandidatët kryesorë, raporton skynews.
Sunak ka një bazë mbështetjeje nga fushata e mëparshme e lidershipit këtë vit.
Ata besnikë të Johnsonit pretendojnë se është i vetmi person me një “mandat” për të drejtuar vendin, por disa në parti e shohin atë si përçarës dhe nuk i kanë harruar polemikat që e detyruan të largohej gjatë verës.
Mordaunt, e cila doli e treta në garën e mëparshme të lidershipit, do të shpresojë të dalë në mes dhe të mposht një nga kandidatët e tjerë.
Asnjë prej tyre nuk ka dal zyrtarisht të kandidojë – edhe pse kjo mund të ndryshojë sot.