Tre lojtarë do të largohen nga Liverpooli
22 mars 2024
| 15:36
Në fund të sezonit, Joel Matip, Thiago Alcantara dhe Adrian do të largohen nga Liverpooli.
Sipas asaj që raportohet nga “Football Insider”, “The Reds” beson se të tre lojtarët po kalojnë muajt e fundit në “Anfield” dhe nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratat e tyre përkatëse, të cilat skadojnë qershorin e ardhshëm.
Drejtori i ri menaxhues Michael Edwards dhe drejtori i ri sportiv Richard Hughes duan të rinovojnë skuadrën me element të ri dhe nuk do të paraqesin propozime për zgjatje të bashkëpunimit me futbollistë që janë mbi 30-vjeç.