Tre lojtarë largohen nga Ballkani

03 shkurt 2025 | 15:14

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka bërë me dije se janë larguar tre lojtarë.

Bëhet fjalë për portierin Damir Luljanoviq dhe futbollistët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah.

Klubi nga Suhareka ka falënderuar lojtarët në fjalë për kontributin e dhënë dhe u ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falënderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës. Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha. Poashtu, falënderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre. FC Ballkani i dëshiron futbollistëve suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, thuhet në njoftim e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…