Tre lojtarë largohen nga Dukagjini
06 gusht 2019
| 11:43
Mbrojtësi i krahut të majtë, Kadri Kastrati, është larguar nga skuadra e Dukagjinit dhe është transferuar në skuadrën e Istogut në Ligën e Parë.
Ndërsa skuadra nga Klina e ka konfirmuar edhe largimin e Drin Lladrovcit dhe Burim Qorrit. “Për disa vjet pjesë e klubit tonë, Kadria tashmë ka vendosur ta vazhdojë karrierën futbollistike në një klub tjetër. Gjithashtu, edhe dy futbollistët që ishin bashkuar në janar me Dukagjinin, Drin Lladrovci dhe Burim Qorri, nuk janë më pjesë e jona dhe ne iu urojmë suksese të tjera”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
/Epoka e re/