Tre lojtarë nga FC Malisheva marrin ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës
20 maj 2021
| 12:13
FC Malisheva, pas inkuadrimit në Superligë, ka marrë lajme të mira për lojtarët e vet.
Tre lojtarë kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për “TV Malisheva” trajneri Arsim Thaqi. Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grupmosha U21.
Kujtojmë se FC Malisheva ditë më parë ka fituar titullin në Ligën e Parë duke kaluar kështu në garë të Superligës.