Tre lojtarë pritet të largohen nga Bayerni
Corentin Tolisso, Javi Martinez dhe Lucas Hernandez mund të jenë lojtarët e parë që do të largohen nga Bayern Munchen. Për dy të parët largimi është thuajse i sigurt, mbetet për t’u vlerësuar vetëm situata e Lucas Hernandezit.
Francezi që erdhi për 80 milionë euro nga Atletico e Madridit ende nuk ka bindur pasi ka vuajtur shumë dëmtimet. Flick kërkon lojtarë që ofrojnë siguri dhe për këtë arsye Hernandez mund të sakrifikohet.
Deri tani kjo gjë nuk ka ardhur dhe për këtë arsye po mendohet të mbahet Jerome Boateng edhe për të paktën dy vite të tjera, derisa “bavarezët” të kenë piketuar një lojtar tjetër.
Ndërkohë, në dyshim janë edhe Kingslei Coman me Ivan Perisiq. Francezi mund të rikthehet te Parisi, ndërsa kroati te Interi, edhe pse trajneri Antonio Conte ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk kërkon ta mbajë lojtarin.