Tre lojtarë të Galatasarayt pozitivë me Covid-19
17 nëntor 2020
| 14:55
Tre lojtarë të tjerë të klubit turk të futbollit Galatasaray kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në këtë klub në pesë.
Lojtarët e infektuar janë izoluar, ndërsa ka filluar procesi i tyre i trajtimit, ka njoftuar klubi i Stambollit. Emrat e lojtarëve të infektuar nuk u zbuluan.