Tre lojtarë të Romës rezultojnë pozitivë me Covid-19
Rastet me koronavirus në shtëpinë e Romës po rriten në mënyrë shqetësuese.
Pas Dzekos dhe portierit të të rinjve, rezultuan pozitivë me COVID-19 edhe Federico Fazio, Davide Santon dhe Lorenzo Pellegrini.
Ish-mbrojtësi i Interit është stërvitur veçmas, për 10 ditë për shkak të një dëmtimi, ndërsa mbrojtësi argjentinas dhe mesfushori i kombëtares së kaltër ishin të dy në “Marassi” për ndeshjen kundër Genoas. Testet e së shtunës kishin rezultuar negativë, ndërsa të hënën pozitivë.
Fazio dhe Pellegrini do t’u nënshtrohen testeve nga kjo e martë ashtu si pjesa tjetër e ekipit. Ky është një tjetër lajm i keq për verdhekuqtë, pasi Fonseca duhet të bëjë pa një tjetër titullar pas humbjes së kapitenit. Sot, megjithatë, lajmi është se dy të tjerë të infektuar “për një kohë të gjatë”, Calafiori dhe Diawara, kanë kaluar testet e përshtatshmërisë fizike dhe do të jenë në gjendje të ribashkohen me pjesën tjetër të skuadrës.