Tre mijë kristale “Swarovski” në pemën e Krishtlindjes
20 nëntor 2019
| 10:58
Në Danimarkë është hapur zyrtarisht sezoni i Krishtlindjes, ndërsa në sheshin e Kopenhagenit është vendosur një pemë dhjetë metra e dekoruar me rreth 3 000 kristale “Swarovski”.
Sheshi tanimë ka marrë një pamje krejtësisht nordike. Pema e Krishtlindjes, me kristale me vlerë rreth 146 000 dollarë, qëndron para hotelit “Nimb” në bazat e Tivolit.