Tre mijë qytetarëve Komuna e Prishtinës ua transferon nga 50 euro

04 shkurt 2021 | 17:31

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se Thesari i shtetit ka ekzekutuar sot pagesat e rimbursimit për koronavirus për tre mijë qytetarëve të kësaj komune.

Ahmeti ka thënë se ditëve tjera do të rimburësohen edhe rreth 6 mijë aplikues.

“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në uebfaqen e Komunës!”, shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit nga Interi verën e kaluar, Kwadwo Asamoah gjen…