Tre ministrat e Nismës vizitojnë BIK-un për Bajram
11 gusht 2019
| 12:06
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, në përbërje të tre ministrave Shyqiri Bytyqi, Skender Reçica dhe Endrit Shala kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Ministri Reçica ka thënë se kjo festë të shërbeje për më shumë dashuri.
“Uroj që të ketë paqe, solidaritet, dashuri edhe respekt ndaj njëri-tjetrit në secilën familje të të gjithë komunitetit shqiptar dhe mysliman. Le të shërbejë kjo ditë për më shumë dashuri, respekt, solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Le të shërbejë kjo ditë për të rritur punën dhe shërbimin ndaj vendit tonë”, ka deklaruar Reçica.