Tre muaj burg derisa u vërtetua që ishte mjaltë shtëpie, jo drogë
01 shtator 2019
| 13:28
Një emigrant po kthehej nga një udhëtim për pushime në vendlindje, por nuk e dinte që kjo do t’i kushtonte lirinë.
Leon Hoton, banues në Merilend të ShBA-ve, emigrant me “Green-Card, kishte shkuar për pushime në vendlindje, Xhamajka.
Që atje u kthye me tri shishe mjaltë. 46-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, qëndroi për 82 ditë i burgosur nga autoritetet derisa u vërtetua që shishet kishin vërtet mjaltë shtëpie dhe jo drogë, të cilat ai i kishte blerë nga një shitës buzë rruge.