Tre mundës përfaqësojnë Kosovën në Itali

10 shkurt 2020 | 15:35

Tre mundësit Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Romë 2020”, i cili fillon nesër dhe përfundon më 16 shkurt në Romë të Italisë.

Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni (bursist Olimpik i KOK-ut) në -92 kg, ndërsa Albani në -70 kg. Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë. Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.

Mundësia e fundit për mundësit tanë që të kualifikohen në “Tokio 2020” është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe…