Tre nga të plagosurit mbrëmë në Prishtinë po trajtohen në kirurgji, dy në ortopedi
02 shtator 2024
| 08:18
Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka folur për Express për personat e plagosur të dielën mbrëma në Prishtinë. Ai tha se në Emergjencë janë pranuar pesë persona.
Siç informon Syla, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa dy janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.
“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet, 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, 2 janë pranu në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.
U raportua se nga konflikti mes dy familjeve mbetën të plagosur pesë persona dhe një mbeti i vrarë.