Tre nxënës në Podujevë, pozitivë me Covid-19
01 tetor 2020
| 08:16
Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.
Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama, ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30. “Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me Covid-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin ‘Korona’ janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.