Tre nxënësit nga Mitrovica e zënë vendin e parë
Treshja e nxënësve të Shkollës së Mesme të Lartë Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë Shpëtim Uka, Leart Rrustemi edhe Adela Balashi kanë fituar vendin e parë në garat shkollore profesionale të profilit të ekonomisë.
Në garën e shkollave me profil ekonomik kanë marrë pjesë katër shkolla nga Prizreni, Ferizaj, Prishtina, Kolegji Universum dhe Mitrovica, ndërsa gara është mbajtur në Kolegjin Universum.
Në jurinë e kësaj gare kanë qenë nga një profesor nga secila shkollë pjesëmarrëse në garë dhe një nga Kolegji Universum, ndërkohë që material prej nga janë përpiluar pyetjet dhe testet ishin kryesisht nga Ekonomia në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Grupin e nxënësve mitrovicas në këtë garë nga stafi i profesorëve e ka udhëhequr ekonomistja e diplomuar Dëshira Mustafa.
Në një konkurrencë të fortë nxënësit mitrovicas ishin të barabartë me Kolegjin Universum por pasi ata kishin përpiluar pyetjet, është vendosur që mitrovicasit të jenë të të parët, ndërsa më pas janë renditur Prizreni dhe Prishtina.
Fituesit e kësaj gare Shpëtim Uka, Leart Rrustemi edhe Adela Balashi përveç mirënjohjeve për vendin e parë, janë shpërblyer me nga një bursë studimi në Kolegjin Universum.