Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një mjek
28 maj 2020
| 19:26
Tre nga nëntë pacientët që po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive nga COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditët e fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, raporton KOHA.
Të enjten kur vendi ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave duke u hapur rrugë hapjes së objekteve fetare, ministri i Shëndetësisë ka thënë se lehtësimi i tyre është bërë bazuar në një analizë parapake për situatën epidemiologjike.
Në 24 orët e fundit, nga 267 mostra e marra nga IKShPK-ja në Kosovë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.