Tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë në autostradën Prishtinë-Shkup
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushi, si pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
Ai ka thënë se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Sot rreth orës 19.00 është shkaktuar një aksident trafiku në mes të tri automjeteve në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin.