Tre persona humbin jetën në magjistralen Kaçanik-Ferizaj
Tre persona kanë humbur jetën dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka nodhur në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj.
Sipas një njoftimi të zyrës për Informim në rajonin e Ferizajit, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.
Me urdhër të Prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti, 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive apo aksidenteve në komunikacion derisa janë regjistruar rreth 5 mijë aksidente.
Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, këtë vit, në Kosovë janë ashpërsuar masat ndëshkuese, por megjithatë statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas marrjes së masave në fjalë.