Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia jep detaje

25 shkurt 2025 | 18:59

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Kijevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, ka deklaruar Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
sh-kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se është “i nderuar”…