Tre persona të lënduar pas një aksidenti në Veternik

27 dhjetor 2021 | 22:02

Një aksident trafiku ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, u shpreh ajo./ KlanKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se po të…