Tre persona të plagosur në Obiliq, dy prej tyre në gjendje të rëndë

11 janar 2022 | 17:00

Tre persona janë plagosur të martën gjatë një përleshje në sheshin e qytetit në Obiliq.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa gjendja e dy prej tyre thuhet të jetë e rëndë.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, ka thënë se gjendja e dy prej pacientëve është e rëndë.

Sipas tij, pacientët kanë lëndime në kraharor nga mjete të mprehta.

Njëri nga pacientët sipas Bajgorës është në sallë të operimit, ndërsa tjetri po përgatitet për të ju nënshtruar operacionit.

“Gjendja e tyre është e rëndë. Njëri prej tyre është në sallë të operacionit. Ata janë të lënduar me mjete të mprehta në kraharor. Njëri është operuar, tjetri tash do të hyjë në operacion. Ndërsa, tjetri është në gjendje më të lehtë”, ka deklaruar ai për “Express”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe deputeti i…