Tre persona të vdekur në një aksident trafiku në Raçë të Gjakovës
17 prill 2021
| 10:09
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës.
Siç mëson Telegrafi në këtë aksident kanë vdekur tre persona.
Ndërkaq, Telegrafi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili vetëm konfirmoi aksidentin, mirëpo pa dhënë detaje lidhur me këtë rast.
“Jemi në pritje, të raportit nga vendi i ngjarjes. Në momentin që e marrim raportin ju tregojmë”, ka thënë Gjurkaj.
Ndërkaq, sipas medias lokale ‘Syri-vizion” të aksidentuarit dyshohet se janë shtetasë të Shqipërisë.