Tre persona theren me thikë në lagjen Emshirë
Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se sot rreth orës 16:00 në një shkollë në lagjen Emshirë në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizik, ku janë therur me thikë tre persona.
Të lënduarit A. A mashkull 16 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, Sh. B mashkull 17 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës dhe Sh. A mashkull 17 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës janë dërguar për trajtim mjekësor .
Policia ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.
/Epoka e re/