Tre personat e plagosur në Pejë dërgohen në QKUK
22 maj 2024
| 23:18
Tre personat e plagosur në Pejë si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës pasi paraprakisht ishin duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri.
Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha për Nacionalen se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.