Tre policët dërgohen në objektin e MBP-së
26 qershor 2023
| 15:09
Tre policët, që ishin rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë në veri të Kosovës, e të cilët janë liruar të hënën nga Gjykata e Kralevës në procedurë të rregullt, janë duke u dërguar në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë pritur nga kolegët e tyre sot në pikën kufitare në Merdarë, njofton “Klankosova.tv”.
Ata ndodheshin në paraburgim në Serbi prej 16 qershorit.