Tre policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë

17 qershor 2023 | 20:46

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se s’ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës.

Kusari-Lila thotë se ekziston vetëm një agresor dhe ky është regjimi aktual në Serbi.

Ajo ka thënë se tre policët kufitarë të rrëmbyer tashmë janë të burgosur politikë që po mbahen në Serbi.

“NUK ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës. Ekziston vetëm një agresor dhe është i lidhur drejtpërdrejt me regjimin aktual të Serbisë. Tre policë kufitarë të rrëmbyer ?? tani janë të burgosur politikë të mbajtur në Serbi”, ka shkruar Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me një komunikatë për…