Tre raketa ruse goditin Odesën

09 maj 2022 | 22:20

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se ka pasur një sulm me raketa në Odesa.

Tre shpërthime të forta u dëgjuan nga qendra e qytetit. Shpërthimi i parë ishte mjaft i fortë, duke thyer xhamat, ndërsa u ndezën edhe alarmet e makinave aty pranë.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë informacion të mëtejshëm.

Gjatë ditëve të fundit, njësitë e forcave ajrore ukrainase kanë kryer disa sulme kundër forcave  ruse në ishullin e gjarpërinjve të pushtuar nga Rusia në brigjet e Krimesë. Të martën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se goditën  forcat ruse që ishin pozicionuar atje duke përdorur një UAV Bayraktar, një dron ushtarak.

Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka bërë thirrje për rihapjen e porteve në Odesa për të ndihmuar në frenimin e krizës globale të urisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami Në draftin e propozuar nga opozita për…