Tre rusë sulmojnë uzinën e armëve në Gramsh, plagosen dy ushtarë shqiptarë
20 gusht 2022
| 22:48
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 gusht) në Gramsh, ku tre shtetas rusë kanë sulmuar uzinën e armëve në Gramsh.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se personat kanë hyrë dhe kanë plagosur dy ushtarët shqiptarë, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Po ashtu, mësohet se njëri prej shtetasve rusë është kapur, ndërsa dy të tjera janë në kërkim.
Nuk ka ende informacione si ka ndodhur ngjarja.