Tre shqiptarë shënojnë për Zvicrën
Zvicra ka fituar thellësisht, 6-0 ndaj Islandës, në ndeshjen e Grupit 2, të Ligës A për veprimtarinë Liga e Kombeve. Në grupin me tre ekipe, ku bën pjesë edhe Belgjika, “helvetikët” e kanë vënë veten në një pozitë komode, ndërsa nordikët janë kthyer ai ekipi i dikurshëm, edhe pse prej rezultateve të fundit UEFA i ka klasifikuar në elitën e futbollit europian.
Mesfushori i Hoffenheim, Steven Zuber, realizoi golin e parë për zviceranët, ndërsa në mesin e pjesës së parë vendas konkretizuan fillimin e ëndërruar me golin e firmosur nga mesfushori tjetër Denis Zakaria.
Në minutën e tetë të pjesës së dytë, futbollisti i Liverpool me gjak shqiptar, Xherdan Shaqiri i çoi shifrat në 3-0, ndërsa Seferovic dhe “shqiptari” tjetër Albian Ajeti kompletuan “pokerin” e Zvicrës, që do të jetë pushim në raundin tjetër dhe do të luajë një miqësore kundër Anglisë, ndërsa Islanda do të presë Belgjikën më 11 shtator.
Goli i gjashtë u realizua nga mesfushori i lindur nga një familje shqiptare në Gostivar të Maqedonisë, Admir Mehmeti. /Telesport/