Tre shqiptarë të sigurt në parlamentin suedez
Shkruan: Astrit Gashi, Suedi
Socialdemokratët drejt fitores së tretë
Të dielën, më 11 shtator në Suedi mbahen zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast zgjidhen 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.
Kjo fushatë këtë herë e zbuloi hapur racizmin skandinav nga partitë opozitare të cilët të huajt i shohin si problemin kryesor ani pse pikërisht këta mbajnë gjallë ekonominë suedeze në shumë segmente të saj.
Partitë opozitare me një fushatë boshe kundër të huajve po i dhurojnë mandatin e tretë radhazi Socialdemokratëve dhe kryeministres aktuale, Magdalena Andersson.
Lufta në Ukrainë e zbuloi racizmin ekstrem të suedezëve dhe mbare Evropës. Ky është një moral i dyfishtë kur refugjatët dhe emigrantët nga vende të tjera, si sirianë, irakianë dhe afganë u trajtuan ndryshe sepse janë të bardhë, ani pse dallojnë nga religjioni. Njerëzit nuk duhet trajtuar sipas ngjyrës se lëkurës apo religjionit.
Edhe njëra nga partitë opozitare, ajo e Demokristianve suedez (KD) ka dalë nga orbita e saj duke tradhtuar idetë e reformatorit të saj Alf Svensson nga liderja e re ekstravagante Ebba Busch e cila vetëm brenda një ditë jep qëndrime te ndryshme kur flet për gazetën kishtare “Dagen” e ku mbron qëndrimet e kishës ndërsa në mbrëmje flet ndryshe në paradën e homoseksualeve. Sot toleranca fetare është në piken më të ulët. Mendoj se liderët të se djathtës i duhet të vizitojnë Shqipërinë për të mësuar rrethe tolerancës fetare.
Toleranca fetare është çelësi i demokracisë.
Në Suedi vitet e zgjedhjeve janë vitet kur kriminaliteti dhe vrasjet i kalojnë dhe zonave të luftës. Sipas statistikave vetëm ne këtë vit kanë humbur jetën 43 persona. Por vitet e zgjedhjeve 2010, 2014, 2018 po ashtu ishin vitet që kishin numrin me të madh të vrasjeve. Këto statistika janë shqetësuese dhe mund të aludohet një orkestrim kundër të huajve të cilët janë 80% viktima në këto raste tragjike.
Gazetaret suedez futën në grackë pesë nga tetë partitë parlamentare të cilat pranuan të anashkalonin ligjin për kontribute duket tentuar të merrnin pa deklaruar ndihma për partitë e tyre e të gjithë këta ishin suedez, kjo tregon se jo vetëm të huajt janë njollë e zezë. Por pasi u zbuluan të njëjtën ditë u larguan nga partia.
Kjo trego që loja nder tavolinë po u hetua ndëshkohet menjëherë cilido që të jetë abuzuesi.
Kur jemi njëzet ditë afër zgjedhjeve kryeministrja suedeze Magdalena Andersson po ecë drejt një fitore të sigurt blloku i saj politikë S V MP dhe C do të kalojnë 50% përkundër opozitarëve të M, KD, L dhe SD së bashku marrin 46% për qind. Kjo do të thotë një diference me 15 mandate për Magdalena Andersson.
Por meritat kryesore për këtë i merr liderja e partisë së qendrës Annie Lööf (C) e cila nuk bashkëpunon me dy partitë ekstreme atë SD ekstremi i djathte si dhe partinë e majtë.
Në rrethana aktuale cilido që të jetë rezultati ajo ka në dorë çelësin e qeverisë. Kjo parti doli nga programi dhe blloku i saj vetëm për të ruajtë stabilitet politik në Suedi.
Mirëpo më 12 shtator parlamenti i Suedisë do të këtë tre ose katër deputet më rrënjë shqiptare.
Adnan Dibrani do të këtë të sigurt mandatin e tretë. Aida Birinxhiku do të jetë femra e parë që do të shkel parlamentin suedez. Sipas statistikave aktuale Socialdemokratet po dalin mbi 31% në regjionin e Halandit e ku partia fiton katër deputet e ky deputet me numër rendor katër është Arber Gashi çka nënkupton që do të kemi tre deputet. Por kjo nuk është e gjitha.
Arbresha Sabani e partisë se gjelbër e kryeson listën e partisë në regjionin verilindje të Skonës ku janë mbi 10 mije shqiptar e Abreshes i duhen mbi 1 mijë vota të fitojë një vend në parlament. Me një votë masive të shqiptareve do të kemi katër deputetë.