
Tre shqiptarët që po lobojnë kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën
Xhavit Haliti nga Kuvendi i Kosovës, Ervin Bushati nga Parlamenti i Shqipërisë dhe Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë, janë duke lobuar që ish- spiuni rus, Aleksey Kondratyev, të mos zgjedhet raportues për Kosovën.
Haliti, Bushati dhe Dibrani, po marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila ka filluar sot në Berlin të Gjermanisë. “Gazeta Evropa”, mëson se gjasat janë të mëdha që ish- spiuni rus të mos zgjedhet raportues për Kosovën.
Kondratyev ka qenë anëtarë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus. Siç shkruan “Bild”, ai asnjëherë nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovës dhe qëndrimin pro Serbisë. Anëtar i Partisë “Rusia e Bashkuar”, Kondratyev, si pjesë e mekanizmit të Putinit për influencën malinje ruse.