Tre sulmuesit që i admironte Lewandowski

22 dhjetor 2020 | 21:37

Viti 2020 për Robert Lewandowski-in ka qenë i paharrueshëm. Sulmuesi polak e meritonte me shumë meritë çmimin e “Topit të Artë”, por France Football në mënyrë të pakuptimtë ja mohoi duke e anuluar. Bomberi i njohur së fundmi ka treguar edhe idhujt që e kanë frymëzuar.

“Lojtarët që kam admiruar kanë qenë Del Piero, Thierry Henry dhe Roberto Baggio. Polonia ka pasur futbollistë të mëdhenj, por u tërhoqën kur unë nisa të shoh futboll. Përveç emrave të mëdhenj, që më kanë bërë të ëndërrojë, ka pasur atmosferë fantastike”, deklaroi sulmuesi bavarez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve…