Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë deklarohen të pafajshëm
09 tetor 2024
| 10:58
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat ndaj tyre.
Blagoje Spasojeviç, Dushan Maksimoviç dhe Vladimir Toliç edhe pse ishin arrestuar me uniforma ushtarake dhe të armatosur deri në dhëmb u deklaruan të pafajshëm para trupit gjykues.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për inkursionin paramilitar në Banjskë, përfshirë gangsterin dhe politikanin serb, Millan Radoiçiç, i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke i ngarkuar shumicën prej tyre për kryerje të terrorizmit dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.