Tre të arrestuar në Malishevë pasi postuan video duke përdorur armë

03 janar 2024 | 19:50

Tre persona janë arrestuar në Malishevë për përdorim të armëve, njoftoi Policia e Kosovës, transmeton Reporteri.net.

Policia ka kontrolluar vendbanimet e tyre dhe ka gjetur dy armë zjarri të gjata, tri pistoleta dhe 128 fishekë.

“Stacioni Policor në Malishevë, pasi kishte siguruar video incizime të postuara në rrjete sociale në të cilat të dyshuarit ishin parë duke përdorur armë, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar: Xh.H., H.H., dhe E.H., meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka thënë policia.

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sulmeve brutale që Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi,…