Tre të arrestuar në Prishtinë për posedim të substancave narkotike
21 dhjetor 2019
| 13:25
Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili pasi kishte vërejtur njësinë policore, kishte hedhur në tokë gjashtë qese me substancë narkotike të mbështjella me foli.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjithashtu në Prishtinë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në rastin e datës 17.02.2019, ku gjatë kontrollit në një veturë ishin gjetur dhe konfiskuar 3193.2 gramë substance narkotike e llojit heroinë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Epoka e re/