Tre të arrestuar për therjen e të riut që vdiq mbrëmë

11 dhjetor 2021 | 15:52

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin e të riut që vdiq mbrëmë pasi u ther me thikë.

Viktima dyshohet se u sulmua me thikë pas një incidenti të ndodhur mes tij dhe tre personave dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur në QKUK.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin…