Tre të dyshuar për koronavirus, mes tyre një fëmijë
02 mars 2020
| 15:06
Tre të dyshuar të tjerë për koronavirus janë lajmëruar sot në Klinikën Infektive në QKUK.
Të dyshuarit, dy femra dhe një fëmijë, kanë ardhur nga vendet të cilat po ballafaqohen me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për “Klan Kosova.tv”, drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha.
Ajo ka shtuar se të dyshuarit nuk kishin simptoma të virusit por për shkak të ardhjes nga zonat ku janë të prekur me koronavirus kanë shkuar për testim.
Rezultatet pritet të dalin ndërkohë, ndërsa të njëjtit aktualisht po mbahen të izoluar.