![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/11/aksident-1.jpg)
Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve dhe kamionetës në rrugën Prishtinë – Pejë
13 shkurt 2025
| 22:02
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë disa persona u lënduan.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Hetimi për rastin ka nisur, me ç’rast pritet që të zbulohet shkaktari i aksidentit.
“Rreth ore 20:40 eshte shkaktuar nje aksident trafiku ne rr. Peje – Prishtinë, ku ishin perfshire 2 automjete dhe 1 kamionetë. Sipas informatave fillestare 3 persona kane kerkuar ndihme mjeksore. Njesitet per kontroll te autostradave kane dal ne vengjarje dhe kane filluar hetimet lidhur me shkaktaret e aksidentit”, tha Hoxha.