Tre të lënduar nga një aksident në Rahovec

20 dhjetor 2023 | 21:44

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Rahovec, shkruan Reporteri.net.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme derisa të lënduart kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘UÇK’ në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhej një fitore për të dalë nga “kriza”. “Katalanasit” e…