Tre të lënduar rëndë nga një aksident në Prizren
16 shtator 2019
| 11:55
Tre persona janë lënduar rëndë pas një vetëaksidenti që ka ndodhur në Prizren.
Policia ka raportuar se nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit me targa vendore, ka goditur anësoren e rrugës. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti është nën hetime.