Tre të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Drenas
21 korrik 2024
| 10:35
Në Drenas është raportuar për një vetaksident.
Si pasojë, janë lënduar tre persona, dhe po trajtohen në QKUK.
“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë vozitësi dhe dy pasagjeret viktimat femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.