Tre të mitur arrestohen për grabitje në tentativë në rrugën “Muharrem Fejza”

12 maj 2024 | 09:08

Tre të mitur janë arrestuar pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i kanë kërkuar para një gruaje.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“GRABITJE NË TENTATIVË- Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.05.2024 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit  nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para. Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çka hani pas ushtrimeve mund ose të ju ndihmojë ose…