Tre të plagosur në Pejë

02 janar 2021 | 22:50

Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 21:00 në Pejë, nga të cilat tre persona kanë mbetur të plagosur.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar PK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka treguar për…