Tre të shëruar në Malishevë dhe një rast i ri me Covid-19
Në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar sot tre persona të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.
Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komunës së Malishevës.
Në Komunën e Malishevës, aktive janë 21 raste me Covid-19.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me Covid-19 janë prekur 240 persona, prej tyre 197 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 21.
Shtabi Komunal që merret me menaxhimin e pandemisë së Covid-19, ju bën thirrje të gjithë qytetareve që të vazhdojnë me zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.
(Q.R / Epoka e re)