Tre të vdekur, 181 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
07 gusht 2020
| 15:57
Në 24 orët e fundit është shënuar rënie sa i përket situatës me Covid-19, sidomos te vdekjet.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë me Covid-19, ndërkohë që janë shënuar 181 raste të reja.
Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 303, derisa i të prekurve me Covid-19, në 9.869.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 463 mostra.